Ka nisur një debat tjetër për ambientin në Prishtinë. Qytetarët e lagjes Arbëria po e kundërshtojnë ndërtimin e një pompe derivatesh pranë stacionit të trenit.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se toka është e Hekurudhave, përkatësisht kompanisë “Infrakos”, raporton KTV.
Ahmeti ka insistuar se nuk do të lejojë ndërtim në këtë pjesë.
Në këtë zonë, Ambasada Amerikane në vitin 2011, për Ditën e Tokës, kishte mbjellë fidanë. Por, parku i këtushëm tashmë është shkatërruar.
Ahmeti ka akuzuar zyrtarë të Infrakos-it se kanë dashur të ndërtojnë edhe qendër tregtare në këtë pjesë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjobë maksimale për punimet që nisën në zonën e gjelbër pranë hekurudhës në lagjen “Arbëria”
-
Kryeqytetit i shtohet edhe një park
-
Banorët e lagjes “Arbëri” në kryeqytet nuk i duan tualetet publike përballë shtëpive të tyre
-
Nis puna në lagjen Arbëria ku deponia do të shndërrohet në park
-
Banorët e Arbërisë ankohen për reduktime uji, KRU "Prishtina": Shkak turbullirat në burimin e ujit