Komuna e Pejës ka përfituar një donacion prej 2 milionë e 300 mijë eurosh nga banka gjermane KfW, mjete këto të ndara nga Qeveria gjermane, që kanë si qëllim rehabilitimin e tërë rrjetit të kanalizimit në Pejë.
Me këto mjete, që Komunës do t’i jepen në fillim të vitit të ardhshëm, fillimisht siç njofton drejtori i Financave, Jeton Abazaj, do të bëhet incizimi i krejt gypave ekzistues në qytet, shkruan sot Koha Ditore.
“Aty ku ka nevojë, gypat e dëmtuar të kanalizimeve do të zëvendësohen me gypa të ri. Gjithashtu do të pastrohen të gjithë gypat e kanalizimit me që kanë presion të madh të ujit, pasi 40 deri në 50 për qind e gypave llogaritet që janë të mbushur me rërë. Ky është një projekt i madh për rehabilitimin e tërë rrjetit të kanalizimit në Pejë dhe besoj që për 30 deri 40 vjet nuk do të ketë probleme me rrjetin e kanalizimit”, tregon Abazaj punën që do të kryhet me këtë projekt.
Qëllimi kryesor i këtij projekti, siç thotë Abazaj, është që kur të ndërtohet impianti kryesor për trajtimin e ujërave të zeza, gypat e kanalizimit të jenë të pastër dhe të ketë qarkullim të mirë të ujërave nga qyteti deri në impiant.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
“Hidrodrini” i Pejës përfiton projektin 2.3 milionësh nga Banka gjermane
-
Nënshkruhet marrëveshje prej 100 milionë eurosh për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave
-
Banorët në Pejë, tash e tre muaj presin sanimin e dy rrugëve
-
Peja bëhet me impiant në vitin 2021
-
Ujësjellësi i Gjakovës përfiton investime rreth 5 milionë euro nga Qeveria gjermane