Kompania e ujësjellësit rajonal në Pejë “Hidrodrini”, ka përfituar një projekt nga banka gjermane KfW për incizimin e rrjetit të kanalizimit dhe rehabilitimin e tij.
Drejtori i “Hidrodrinit”, Agron Tigani, ka thënë se ky projekt ka një vlerë prej 2.3 milionë eurosh. Sipas tij dëmet në rrjetin nëntokësor nuk shihen me sy dhe aty ku janë do të identifikohen nga aparatet speciale që do të përdoren për incizimin e rrjetit dhe aty.
Në kuadër të këtij projekti, sipas Tiganit, “Hidrodrini” do të përfitojë edhe një cisternë të re për zbrazjen dhe pastrimin e kanalizimeve (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Artikuj të ngjashëm