Mehmet Ballazhi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Hanit të Elezit ka dorëzuar ankesën e tij në Gjykatën Supreme, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Ballazhi për KOHËN ka thënë se pret një vendim në favor të tij.
"Ne kemi mbledhur provat që i hedhin poshtë pretendimet e zotit Suma. Sot e kemi dërguar ankesën tonë në Gjykatën Supreme dhe presim vendim në favor tonin e të vazhdojmë tutje".
Të enjten, PZAP-ja anuloi zgjedhjet e 17 tetorit duke vendosur që në Han të Elezit ka pasur presion ndaj qytetarëve për të votuar PDK-në, e cila në fund fitoi pa balotazh me 50.98 për qind, ndërsa Rufki Suma pas 12 vitesh si kryetar doli i dyti me 42.47.
-
Hani i Elezit nuk shkon në rivotim, Ballazhi i PDK-së kryetar i ri
-
Suma e quan konfuz vendimin e Supremes
-
Lokalet 2021: Anulime zgjedhjesh, rinumërime e gjoba ndaj disa partive
-
Ballazhi: Supremja s’do t’i anulojë zgjedhjet në Han të Elezit, nëse përsëriten fitoj edhe më thellë
-
PDK-ja do të ankohet kundër anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit