Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Balla kërkon të hetohet për “Toyotat” me euro dhe paralajmëron surpriza për Bashën

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mohuar sërish akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me bllokimin e dy makinave Toyota Yaris në portin e Durrësit, me 3.4 milionë euro brenda ai tha se mban përgjegjësi të plotë penale, që nuk ka lidhje me to, “Jo vetëm që mandatin e deputetit e jap, por më bëni gjyqin në sheshin “Skënderbej” nëse kam lidhjen më të vogël me këtë grup kriminal”.

Por shtoi se Lulzim Basha me deklaratat e tij të bëra të enjten e kaluar në Kuvend, rrezikoi seriozisht të dështonte punën e autoriteteve për operacionin.

“Falënderoj policinë. Një institucion ligjzbatues thotë se ka pasur rrjedhje informacioni nga Lulzim Basha, një person i papërgjegjshëm, i cili vuri në diskutim operacionin, por shyqyr që këtë nuk e marrin seriozisht. Taulant Balla nuk ka asnjë lidhje, iu garantoj me përgjegjësi penale. Të më bëhet gjyqi në sheshin “Skënderbej” nëse kam edhe lidhjen më të vogël”, tha Balla.

Më tej, deputeti socialist u shpreh se është Lulzim Basha ai që ka lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje.

“I them Bashës, që në fund të kësaj historie, ai i ka ca lidhje me personat e lidhur me këtë çështje, por nuk do i them sot, por të enjten”, tha Balla.