Loja e rrezikshme “Balena e Kaltër” është kthyer në një lojë për njerëz që nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Një telefonatë që rezultoi mashtrim, vuri në alarm policinë dhe zjarrfikësit në Kamëz.
Telefonata kërkoi ndihmë se një fëmijë do hidhej nga kati i shtatë i një pallati, pasi ishte duke luajtur lojën “Balena e Kaltër”.
Pas verifikimeve rezultoi një shaka e hidhur dhe numri nga ishte kryer telefonata, nuk ishte më i disponueshëm.
Hedhja nga lartësitë, është niveli i fundit i lojës famëkeqe, e cila ka marrë jetën e disa të rinjve, që e kanë luajtur. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit të telefonatës së rreme.
Artikuj të ngjashëm
-
10-vjeçari tenton të hidhet nga kati i 7, luante ‘Balena e Kaltër’
-
Pas “Balenës Blu”, tjetër lojë e rrezikshme për fëmijë qarkullon në internet
-
Rikthehet “Balena e kaltër”, dy tinejxhere bëjnë vetëvrasje
-
E mitura në Korçë në nivelin e fundit të “Balenës së Kaltër”, e shpëton Policia
-
Babai raporton vajzën në polici për gërvishtje duarsh në formë balene