Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rikthehet “Balena e kaltër”, dy tinejxhere bëjnë vetëvrasje

Dy vajza janë gjetur të vdekura në një bllok banesash, pasi kanë kërcyer nga kati i dhjetë si pasojë e lojës së rrezikshme Balena e kaltër.

Policia ruse ka nisur hetimet për vdekjen e gjysmë-motrave Maria Vinogradova (12) dhe Anastastia Svetozarova (15), të cilat u gjetën të mbuluara në borë në qytetin Izhevska.

Pak minuta para vdekjes, Maria në rrjetin shoqëror kishte publikuar një foto me një djalosh, me porosinë: “Të lutem, më fal, të dua shumë. E di se do të gjesh një më të mirë se sa unë”.

Anastasia ka xhiruar edhe një video në të cilën thotë: “Lamtumirë të gjithëve. Ju dua. Kjo është e vërteta. Ju dua shumë!”.

Policia ka nisur të hetojë telefonat dhe kompjuterin e vajzave të vdekura.

Besohet se qindra fëmijë dhe tinejxherë në Rusi kanë kryer vetëvrasje duke luajtur Balenën e kaltër. Loja përfshin shpëlarjen e trurit të tinejxherëve labilë. Në periudhën brenda 50 nivelesh, mentori u jep detyra të ndryshme, si shikimin e filmave horror, vetëlëndime dhe të gjitha përfundojnë me vetëvrasje, transmeton Ksp.

Artikuj të ngjashëm