Momo është një lojë e re shqetësuese që përhapet përmes aplikacionit WhatsApp.
Policia argjentinase dyshon se kjo lojë lidhet me vetëvrasjen e një vajze 12-vjeçare dhe lëshoi një paralajmërim për të gjithë prindërit që të kujdesen për fëmijët e tyre.
Një vajzë nga Argjentina regjistroi aktivitetet e saj para vetëvrasjes dhe pasi kreu vetëvrasje, policia gjeti mesazhe, transmeton ksp. Tani policia po kërkon një 18-vjeçar, i cili dyshohet se e ka takuar vajzën përmes internetit.
Momo është ndryshe një kukull me sy të mëdhenj dhe flokë të gjata, punë e artistit japonez Midori Hayashi, i cili nuk ka të bëjë fare me këtë lojë.
Loja e tmerrshme filloi të përhapet në botë nga fakti se përdoruesit e WhatsAppit filluan të komunikojnë me numra të panjohur. Ata shpejt filluan të vinin tek ata me imazhe të dhunshme dhe mesazhe të këtij kërcënimi.
Një lojë e ngjashme u shfaq vitin e kaluar në Rusi. Për shkak të “balenës blu”, më shumë se 130 të rinj të moshës 10 deri 16-vjeç kanë bërë vetëvrasje.
-
Pas “Balenës Blu”, tjetër lojë e rrezikshme për fëmijë qarkullon në internet
-
Loja e rrezikshme e fëmijëve “Jonathan Galindo”, si të shmanget
-
Rikthehet “Balena e kaltër”, dy tinejxhere bëjnë vetëvrasje
-
Familjet italiane në betejë ligjore me Metan dhe TikTokun pas tragjedive të fëmijëve
-
Mashtrimet e shantazhet seksuale, që për cak kanë të rinjtë