Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

10-vjeçari tenton të hidhet nga kati i 7, luante ‘Balena e Kaltër’

Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse kanë rrethuar një pallat në Rrugën "Pavarësia" në Kamëz, pasi një fëmijë vetëm 10 vjeç kërcënon se do të hidhet nga kati i shtatë.

Sipas deklarimeve të familjarëve fëmija ka luajtur lojën e rrezikshme “balena e kaltër”.

Fenomeni i “Balenës së Kaltër” po bëhet mjaft i përhapur edhe i rrezikshëm edhe në Shqipëri. Pak ditë më parë një rast u zbulua në Gjirokastër, ndërsa 4 raste të tjera u denoncuan publikisht nga një famulltari i Katedrales “Shën Shtjefni” në Shkodër, Dom Artur Jaku.