Më datë 16 qershor në Prishtinë, një baba ka raportuar vajzën e tij të mitur në polici, e cila ishte bërë pre e lojës së fundit vdekjeprurëse “Balena Kaltër”.
Sipas raportit policor, vajza kishte gërvishtur duart me një mjet të prehtë duke bërë vizatime në formë balene.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme është raportuar se me iniciativën e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe bashkërendimin e veprimeve me ofruesit kryesorë të internetit në Kosovë, ka filluar bllokimi i qasjes në aplikacionin e quajtur ‘Balena Kaltër”.
Artikuj të ngjashëm
-
E mitura në Korçë në nivelin e fundit të “Balenës së Kaltër”, e shpëton Policia
-
“Balena” e rreme, hetim për telefonatën që alarmoi policinë
-
Qytetarët e quajnë çmenduri lojën “Balena e Kaltër”, profesionistët sugjerojnë kujdes më të madh ndaj fëmijëve
-
Kosova bllokon aplikacionin “Balena e Kaltër”
-
Gjashtë raste të “Balenës Blu” në Prishtinë