Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami pranon detyrën e Ministres së Arsimit nga Shyqiri Bytyqi

Ministrja e re e Arsimit, Hykmete Bajrami e ka pranuar sot detyrën nga ministri i deritashëm, Shyqiri Bytyqi.

Në një konferencë për media, Bajrami a thënë se merr këtë detyrë më shumë përgjegjësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka thënë se për gjendjen në arsim nuk ka çka të konstatohet sepse sipas saj, është shumë e rëndë. Është zotuar për depolitizim të bordeve të institucioneve të arsimit, raporton KTV.

"Ne e marrim këtë punë shumë me përgjegjësi dhe jam e sigurt që do të kemi edhe përkrahjen e plotë të Qeverisë qoftë me mbështetje buxhetore qoftë me pavarësinë e institucioneve sepse është një nga gjërat më të rëndësishme sot. Për shkak të ndërhyrjeve politike Kosova është përjashtuar nga institucione shumë kredibile evropiane. Do të bëjmë përpjekje maksimale që në EQAR dhe ENQA të garantojmë që nuk do të ketë ndërhyrje politike", ka thënë ajo.

Sipas saj në arsim ka sfida të shumta, siç është mospërfshirja e të vegjëlve në edukim parashkollor, çantat e rënda të fëmijëve etj. Ka paralajmëruar se do të ketë rishikim të kurrikulave.