Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se pakoja emergjente fiskale, e miratuar nga Qeveria e kaluar, do të implementohet në tërësi.
Ajo të mërkuren, në Komisionin për Buxhet, ka thënë se gjatë dy ditëve të kaluara, me qindra kërkesa për ekzekutim pagash për punëtorët e sektorit privat.
“Komisioni ndërministror është duke e bërë verifikimin. Dje dhe para dy ditësh është bërë pagesa për 50 për qind e mbulimit të qirasë. Ne duhet të gjejmë mjete përmes implementimit të buxhetit në mënyrë që kjo pako të implementohet e tëra”, ka thënë ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Bajrami: Nga e hëna nis ekzekutimi i pagesave për muajt e papaguar
-
Shteti ua paguan gjysmën e qirasë 3600 bizneseve, drejt finalizimit edhe 4200
-
Bajrami: Jemi duke i trajtuar të gjitha kërkesat për pagesa në kuadër të Pakos Emergjente
-
Bajrami: Qeveria është kundër bizneseve
-
Bajrami - Qeverisë: Premtimet e juaja për punësim e drejtësi janë kthyer në varfëri e kaos