Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i ekzekutojë pagat për gjithë sektorin publik.
Bajrami ka thënë se duke mos u ekzekutuar pagat janë lënë familje pa bukë në kohën kur vendi po përballet me çmimet më të larta që nga viti 1999.
"Mos luani me qytetarët! Ju bëj thirrjeve juristëve të këtij vendi, sidomos atyre që janë të afërt me Qeverinë, që t’i tregojnë Kryeministrit, Ministrit të Financave edhe Ministres së Drejtësisë se: ??̈ ????̈ ??̈ ??????? ??̈ ????????̈????̈ ?????? ??? ???? ?’? ??????? ???̈ ? ??????̈ ?????? ??̈ ???̈ ????, ? ???? ?̈????̈ ? ???????̈. I paqartë është LIGJI NR. 03/L-200 PËR GREVA I PLOTËSUAR DHE I NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 04/L-119 (shihni paragrafin 1 të nenit 13 dhe paragrafin 1 të nenit 18), në të cilin po thirret Qeveria për të mos i ekzekutuar pagat e atyre që gjatë shtatorit ishin në grevë. Ky veprim as nuk është ligjor e as legjitim. Duke mos i ekzekutuar pagat, Qeveria po i godet me mijëra familje, qytetarë të këtij vendi, të cilët po përballën me çmimet me të larta që nga viti 1999. Mos harroni se ka familje që sot i keni lënë pa bukë dhe ata deri sot kanë menduar që megjithatë kanë një Qeveri. Goditja e dytë është goditja që po i bëni sistemit të drejtësisë. Rreth 25 mijë punëtorë të arsimit dhe mijëra të tjerë të administratës do të ju drejtohen gjykatave dhe kështu ju do të krijoni kaos në sistemin e drejtësisë. Premtimet e juaja për punësim dhe drejtësi janë kthyer në varfëri dhe kaos. Ekzekutoni pagat dhe mos luani me qytetarë se janë kohë të vështira”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
-
Bajrami: Qeveria krenare që nuk ka punuar asgjë
-
Bajrami: Qeveria po përdor 100 eurot për blerje votash
-
Bajrami akuzon Kurtin për emërime të panevojshme: Po zhvatet buxheti i shtetit
-
Bajrami për "mafinë energjetike": Xhepat e tregtarëve trashen në kurriz të qytetarëve
-
Bajrami pasi Qeveria ndau pagat për RTK-në: E gjetën zgjidhjen me 28 ditë vonesë