Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka cilësuar si skemë të korrupsionit publik vendimin e sotëm të Qeverisë për të ndarë 26 milionë euro për studentët në prag të zgjedhjeve.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se 26 milionë euro është kostoja e blerjes së votës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Prokuroria është vonuar t'i nxjerrë nga zyra këta uzurpator që blejnë vota me taksa të qytetarëve. Kjo është skemë e korrupsionit publik. Qytetarët do t'i ndëshkojnë keqpërdoruesit me 12 tetor”, ka shkruar Bajrami në tutje.
Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot ka ndarë 26 milionë euro për studentët. Ajo ka miratuar ndarjen e nga 100 eurove për të gjithë studentët, gjithashtu edhe bursën e mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, për t’i mbështetur ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë.
Ky vendim është marrë kur kanë mbetur më pak se një javë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
-
Bajrami e quan “keqpërdorim klasik të buxhetit në kohë zgjedhjesh” ndarjen e 2 mln euro për bileta të mërgimtarëve
-
Bajrami: Qeveria po përdor 100 eurot për blerje votash
-
Ndarja e 100 eurove për fëmijë e pensionistë, Bajrami e quan vendimin “skemë të korrupsionit publik”
-
Bajrami kërkon anulimin e Testit të Maturës: Po i ndëshkon nxënësit e ndershëm
-
Bajrami: Qytetarët ndëshkuan pushtetin, por edhe neve na thanë se duhet më shumë punë