Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, njëherësh nënkryetar e Aleancës Kosova e Re, i ka bërë thirrje LDK-së që strukturat t’i zgjedhë në mënyrë demokratike.
“Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t'i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë. Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune”, ka thënë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuolexo edhe: Bahtiri “ndejnë dhembje nga përleshja fizike në LDK-në e Mitrovicës”
“Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jepë shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka thënë ai.