Arbëri

Përleshje fizike në Kuvendin e LDK-së në Mitrovicë

Foto: Koha

Një përplasje fizike mes pjesëtarëve e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndodhur sot në nëndegën e qendrës në Mitrovicë, raporton KTV.

Kryetari i degës së LDK-së në këtë qytet, Safet Kamberi i kontaktuar nga KTV-ja ka thënë se në Kuvendin e kësaj dege ka pasur tendenca të njerëzve të padëshirueshëm që ta sulmojnë Fisnik Çitakun i cili është në garë për kryetar të degës.

Tutje Kamberi ka thënë se edhe në takimet tjera të partisë që janë mbajtur të dielën në Mitrovicë ka pasur prezencë të subjekteve të tjera, dhe një pjesë e madhe e LDK-së e ka lëshuar takimin. Ai ka thënë se sulmi është tendencë e njerëzve të SHIK-ut brenda partisë me qëllim për ta dëmtuar LDK-në.