Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve.
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se marrëveshja është nënshkruar nga ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli dhe kryeministri i Bahamasit, Philip Davis, gjatë ditës së sotme në Washington.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka theksuar se kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi”, ka shkruar Gërvalla.
Më 19 dhjetori, Bahamasi u bë shteti i 121 që njohu Pavarësinë e Kosovës.
Bahamasi është ishull që gjendet në Karaibe dhe ka 400 mijë banorë.