Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i është drejtuar zyrtarisht kryeministrit në detyrë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, duke kërkuar sqarime lidhur me afatet e ekzekutimit të pagesës prej 100 eurosh të paraparë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Në kërkesën e Azemit thuhet se pas miratimit të pakos nga Qeveria, sindikata ka pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarime nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të kësaj mbështetjeje financiare.
“Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, pas miratimit të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarim nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të pagesës prej 100 eurove të parapara me këtë pako”, thuhet në kërkesë.
Azemi ka kërkuar që institucionet të informojnë publikun dhe përfituesit për afatet e ekzekutimit të kësaj mbështetjeje financiare.

Në një lidhje direkte për emisionin “tre8tre” në KTV, Azemi ka thënë se dyshon që mjetet nuk do të dalin.
“Po shihet që këto ndarje simbolike qesharake janë bërë para zgjedhjeve, ju e dini që në fakt për të ndarë mjetet, sidomos pensionistëve dhe fëmijëve, çdo 10 minuta japin lajme se tani u mor vendimi... unë kam një frikë timen, meqë zgjedhjet tani kanë përfunduar, jemi në ditën e tretë pas zgjedhjeve dhe asnjë lajm, asnjë informim se kur do të ndahen këto mjete, kam të drejtën e dyshimit se ndoshta edhe nuk do të ndahen fare dhe në formë publike bëra një kërkesë, duke qenë i shtyrë nga punëtorët, me pyetjen se kur do të ndahen mjetet për punëtorët e sektorit privat”, ka thënë ai.
-
Azemi e quan "qesharak" vendimin për ndarjen e nga 100 eurove për sektorin privat
-
Ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat
-
Murati: Nga 100 euro për punonjësit privatë ekzekutohen të hënën
-
Hapet aplikimi për përfitim të 100 eurove për punëtorët e sektorit privat
-
Ekzekutohen shtesat për pensionistë e fëmijë, hapet aplikimi për studentë