Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” nëpërmjet një komunikate për media, ka kritikuar qeverisjen aktuale për mungesë të efektivitetit. Sipas “Avonet”-it, Drejtoria komunale e Arsimit po vazhdon me rritjen e numrit të të punësuarve, ndërkaq objektet shkollore janë në gjendje të rëndë teknike.
“Ne vazhdimisht jemi duke reaguar për performancë të dobët të qeverisjes lokale, ndërkaq Drejtoria e Arsimit ka pasur numër të madh të shpalljeve të konkurseve për mësimdhënës, ku “Avonet”-i, ka kërkuar të monitorojë intervistimet si atë me shkrim dhe me gojë, por i është lejuar të monitorojë. Madje Komuna e Ferizajt nuk i është përgjigjur as shkresave zyrtare me shkrim të OJQ-së sonë. Prandaj konsiderojmë se ky institucion duhet të jetë transparent dhe llogaridhënës para qytetarëve që rekrutimi të jetë i paanshëm, jodiskriminues, jopolitik, jofamiljar dhe përzgjedhja e mësimdhënësve përmes komisionit vlerësues të jetë real dhe i saktë”, thuhet në komunikatën e “Avonet”-it.
Sipas tyre, Komuna e Ferizajt nuk e ka parë si prioritet të investojë në objektet shkollore, duke investuar në projekte luksi shumë milionëshe, andaj në SHFMU "Vezir Jashari" pas reshjeve të shiut është vërshuar nga uji objekti brenda shkollës. “Krejt kjo po ndodh që në fillim të reshjeve. Çfarë mund të ndodhë muajt e ardhshëm nëse nuk intervenohet nga komuna”, thuhet në komunikatë.\Agim Ademi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Në rrezik transporti i pacientëve në dializë dhe shërbimet emergjente në Ferizaj
-
Mësimdhënësit “tepricë”, barrë për komunat - kërkohet ndryshimi i formulës
-
Shkollat në pritje të katalogut nga MASHTI, paralajmërohen pasoja nëse vonohet
-
Aliu sërish kryetar i Asociacionit të Komunave, VV-ja e Krasniqi thonë se pati parregullsi
-
44 inspektorë mbikëqyrin 1,035 shkolla e afro 23 mijë mësimdhënës