Sipas Avokatit të Popullit, sistemi gjyqësor dhe organet ekzekutive janë shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në Kosovë.
Hilmi Jashari, në Puls të KTV-së, ka thënë se në dy vitet e fundit qytetarët më së shumti janë ankuar në sistemin gjyqësor dhe ministritë e komunat e vendit për shkelje të të drejtave të njeriut. Ka thënë se dallimi mes të parës dhe të dytës është vetëm 1 për qind.
Jashari ka folur po ashtu për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq duke përsëritur se institucionet vendore kanë bërë shumë shkelje.
Ai ka thënë se këtë javë pritet të nxjerrin raportin e plotë të hetimeve për këtë rast, ndërsa ka shtuar se nga Evropa tek tash do të vërehen pasojat e këtij “vendimi arbitrar”.
-
Avokati i Popullit: Gjyqësori shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut në Kosovë
-
Avokati i Popullit thotë se gjykatat janë shkelësit kryesorë të të drejtave të njeriut
-
Avokati i Popullit thotë se sistemi gjyqësor dhe ai ekzekutiv janë shkelës të të drejtave të njeriut
-
Jashari: Kosova shkeli të drejtat elementare të njeriut kur dëboi qytetarët turq
-
Avokati i Popullit: Institucionet e drejtësisë s’po mund të garantojnë gjykim të drejtë