Avokati i Popullit ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me rastin e vdekjes së një vajze 4-vjeçare nga Gjakova.
Vajza nga Gjakova vdiq më 19 shkurt, ndërsa ishte dërguar në Spital të Gjakovës në orët e vona të 16 shkurtit.
Familjarët e vajzës kanë akuzuar për neglizhencë të mjekëve.
Avokati i Popullit ka thënë se me shqetësim ka përcjellë lajmin e raportuar në media për vdekjen e 4-vjeçares.
“Mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi. Me këtë rast, Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvillojë hetimet lidhur me rastin dhe do tё monitorojë atë nga afër dhe në vazhdimësi në mënyrë që tё sigurojë se tё gjitha institucionet përgjegjëse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj”, thuhet nga Avokati i Popullit.
-
Avokati i Popullit paralajmëron “hetim të thellë” në rastin e vdekjes së 4-vjeçares në Gjakovë
-
OJQ e aktiviste kërkojnë hetim për vdekjen e 4-vjeçares
-
Vitia për vdekjen e 4-vjeçares: Masa ndaj kujtdo që ka qenë në përgjegjësi në sistemin shëndetësor
-
Prokuroria po e heton rastin e vdekjes së 4-vjeçares në Gjakovë
-
Kërkohen hetime e veprime të menjëhershme për vdekjen e 4-vjeçares nga Gjakova