Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikata e Aviacionit Civil: Anëtarët tanë janë përballur me fushatë sistematike të përndjekjes

aeroport

Sindikata e punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil ka reaguar pas raportit të Avokatit të Popullit i cili u ka dhënë të drejtë 11 punëtorëve anëtarët të sindikatës që janë ankuar për diskriminim nga menaxhmenti.

Në një komunikatë, SPAAC ka thënë se anëtarët e saj janë përballur me degradim, diskriminim dhe keqtrajtim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Anëtarët tanë janë përballur me një fushatë sistematike të përndjekjes, diskriminimit dhe keqtrajtimit nga Drejtori Ejupi të cilat janë reflektuar në këtë raport, që nga presioni për të dalë nga Sindikata në këmbim me avancim, mohimi i pushimeve vjetore e i trajnimeve profesionale e deri te përjashtimi nga puna”, thuhet në komunikatën e sindikatës.

Avokati i Popullit konstatoi se veprimet e tilla kanë “krijuar divergjenca dhe probleme me efekte zinxhirore”. Në këtë raport tutje theksohet se “Veprimet e menaxhmentit të AAC-së ndaj zyrtarëve anëtarë të shoqatës sindikale përveç që kanë efekt tek ushtrimi i veprimtarisë sindikale, krijojnë frikë dhe pasiguri edhe tek zyrtarët e tjerë dhe pengojnë lirinë e asociimit" dhe më tutje “...anëtarët e sindikatës nuk duhet që për shkak të qenët pjesë e sindikatës të kenë pasoja të dëmshme në formë të largimit nga puna apo masa të tjera të ushtrimit të presionit.”

Avokati i Popullit këtë raport ia ka drejtuar edhe Ministrit Liburn Aliu nga i cili ka kërkuar që të ushtrojë mbikëqyrje në funksionimin e AAC.

“Zhvillimet në AAC që nga ardhja e Drejtorit Ejupi kanë rënduar aftësinë e AAC-së për ushtrimin e përgjegjësive të rëndësishme të mbikëqyrjes së sigurisë së aviacionit civil dhe kanë rrënuar autoritetin e institucionit karshi palëve të interesit”, thuhet më tej nga SPAAC.

SPAAC u formua në vitin 2020 si rezultat i pakënaqësisë së punëtorëve ndaj drejtori Bujar Ejupi.