Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikata e Aviacionit Civil kërkon shkarkimin e drejtorit Ejupi, pro refuzimit të Raportit Vjetor

Sindikata e Punëtorëve të Autoritetit të Avionit Civil të Kosovës ka falënderuar Kuvendin e Kosovës që të mërkurën refuzoi Raportin Vjetorit të 2021-s të drejtorit të këtij institucioni, Bujar Ejupi. Në të njëjtën kohë, Sindikata kërkoi shkarkimin e drejtorit.

Në reagim, Sindikata tha se në këtë raport, Ejupi ka tentuar t'i fshehë të gjitha shkeljet profesionale dhe përndjekjet e vazhdueshme ndaj stafit.

“SPAAC falënderon deputetët e Kuvendit të Kosovës për angazhimin dhe mirëkuptimin e tyre që të kuptojnë më për së afërmi veprimet e dëmshme të drejtorit Ejupi të cilat i kanë sjell dëm të pariparueshëm sektorit të Aviacionit Civil të Kosovës. Raporti Vjetor 2021 i AAC në fakt është raport i dështimeve të drejtorit në të cilin ka fshehur të gjitha shkeljet profesionale dhe përndjekjen e vazhdueshme të stafit, prandaj edhe e ka marrë votën meritore nga Kuvendi”, thuhet në reagimin e publikuar në Facebook.

Sindikata e Punëtorëve të AAC-së tha se si për koincidencë, refuzimi i raportit ndodhi më 8 mars, si përgjigje ndaj Ejupit që “ka preferuar që autoritetin ta shfaqë ndaj grave profesioniste në këtë institucion”.

Ajo tha se Ejupi i ka përjashtuar e ndëshkuar gratë nga detyra, pa bazë dhe me dhunë psikologjike.

Kjo është hyra e dytë që drejtorit të Autoritetit të Aviacionit i refuzohet raporti vjetor. Të mërkurën u bë me 57 vota kundër dhe 4 abstenime.

Edhe Sindikata kërkon shkarkimin e drejtorit të AAC-së Arbëri Sindikata kërkon shkarkimin e drejtorit të AAC-së

Shkarkimi i drejtorit Ejupi, sipas punonjësve do t’ia kthente stabilitetin këtij institucioni.

LEXO EDHE: