Avokati Urim Vokshi ka thënë se gjashtë gylenistët e arrestuar sot në Kosovë akoma nuk janë deportuar.
Sipas tij, kolegët e të arrestuarve janë duke u mbledhur në Aeroportin e Prishtinës, pasi ka thënë se kanë informacione që ende në aeroport janë gjashtë të arrestuarit.
Një gjë të tillë e tha edhe Bordi i Aksionerëve të “Gulistanit” që kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve.
Agjencia turke e lajmeve AA raportoi se të arrestuarit tashmë janë deportuar.
Në uebfaqen e Aeroportit të Prishtinës bëhet e ditur se linja e rregullt e fluturimit Prishtinë – Stamboll është në orën 20:30.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruaja e njërit turk të arrestuar u lutet institucioneve të qartësojnë fatin e gjashtë burrave turq
-
EULEX-i kontrollon Aeroportin e Prishtinës, nuk gjen gylenistët
-
Familjarët besojnë se gylenistët po mbahen në ambasadën turke dhe në aeroportin e Prishtinës
-
Protestë kundër ekstradimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova në Turqi
-
Vokshi: Kthimi i të dëbuarve turq do të rikthente besimin në institucionet e Kosovës