Avni Zogiani është emëruar zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës, njoftoi Zyra e Kryeministrit të hënën.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Kryeministri Kurti e uroi z. Zogiani për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.
Zogiani ka qenë zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit edhe në Qeverinë Kurti 1.
Në krye të kësaj ministrie është Liburn Aliu.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-kandidati i LVV-së për kryetar të Kaçanikut emërohet zëvendësministër i Mjedisit
-
Dy zëvendësministrave u ndërrohen dikasteret
-
Edhe një zëvendësministër, Dugolli emërohet në MPB
-
Igor Mitiq emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë
-
Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, Mjeku i Ekonomisë