Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-kandidati i LVV-së për kryetar të Kaçanikut emërohet zëvendësministër i Mjedisit

Kryeministri, Albin Kurti, të martën ka emëruar Jeton Rakën, në pozitën e zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti e ka uruar Rakën për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Ai në zgjedhjet e kaluara lokale ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kaçanikut.