Haxhi Avdyli nga Lista Guxo ka reaguar një ditë pasi u bë e ditur se ish-anëtarja Doarsa Kica-Xhelili ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas Avdylit, arsyen e largimit të saj nuk e kanë kuptuar.
Ai ka thënë se nuk mund ta pranojë një arsyetim të tillë si largim për reformë në drejtësi dhe luftim të korrupsionit.
Avdyli ka thënë se Kica-Xhelili si kryetare e Komisionit për administratë ka pasur hapësirë në Kuvend ashtu si edhe ndihmën e 67 deputetëve të shumicës që të diskutojë për reforma.
“Populli ka një fjalë – njerëzit që kafshojnë dorën e atij që e ushqen, zakonisht lëpijnë këpucën e atyre që godasin. Kjo ‘motra’ jonë i kafshoi dorën e Vjosa Osmanit e partisë Guxo nga e cila u ushqye e u rrit (politikisht). Pardje e nisi rrugëtimin politik diku tjetër duke përqeshë Rugovizmin e LDK-së e Guxo-s e pa kurrfarë lidhshmërie emocionale me konceptet e tyre, tani mbetet çështje kohe kur ka me ik edhe nga aty, ose do mësohet për të duruar goditjet e këpucave e bërrylave”, shkroi ai në Facebook.
Nga veprimi i deputetes, Avdyli tha se ndjehet i mashtruar.
Të jesh përfaqësues i qytetarit, është përgjegjësi e madhe. Kur je në rrugë të drejtë të sulmojnë, të shpifin, të...
Posted by Haxhi Avdyli on Friday, September 9, 2022