Është deputetja e vetme që ndërroi tabor gjatë vitit. Duke u thirrur në parime e duke u justifikuar me dështim të reformave në drejtësi, Doarsa Kica-Xhelili e la Listën Guxo, subjekt deri atëherë joformal që u bë pjesë e Kuvendit nëpërmjet Vetëvendosjes.
Deri para largimit nuk foli për parimet që, në besimin e saj shkeleshin. Por, shenja çarjeje tregoi duke shprehur pakënaqësi në disa nisma ligjore, përfshirë atë për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Kur ndërroi parti, tha se me Listën Guxo e bëri vetëm një “copë” rrugëtim dhe se ky subjekt politik nuk ishte më platforma ku mund ta shihte vlerën e shtuar në kuptim të vizionit. Dhe, tha se veten e gjeti në LDK, partinë opozitare që ajo beson se po u nënshtrohet reformave të duhura.
Partia e re i dhuroi Kicës ulëse në rend të parë në Kuvend, pranë kryetarit Abdixhiku.
Me kalimin nga kampi i pushtetit në të opozitës, prodhoi jo pak zhurmë. Haxhi Avdyli, një nga bashkëpunëtorët e deriatëhershëm të saj, e akuzoi Kicën për tradhti. Ajo i injoroi kritikat e akuzat dhe tha se nga të tillat as që ndihet e fyer.
-
VV-ja s’do me PDK-në. AAK-ja s’do me VV-në. LDK-ja e përçarë
-
Kica-Xhelili bën thirrje për unitet: LDK-ja s’është pronë as e kryetarit, as e degëve
-
Gërvalla për largimet: Partia Guxo nuk u dëmtua aq sa ishte planifikuar
-
Kica-Xhelili për Kurtin: I dha 200 milionë euro, i humbi 200 mijë vota
-
Deri tash bashkë – nisin përplasjet e kampit të Osmanit me Guxo-në dhe VV-në