Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka vendosur që të heqë nga tregu disa produkte “Kinder”, pas raportimeve në vende të tjera të botës se në to është gjetur bakteri salmonelë.
“Menjëherë kemi nisur hulumtimet mbi mundësitë e shitjes së këtij produkti edhe në vendin tonë. Edhe pse deri më tani asnjë nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë që ka rezultuar pozitiv në salmonelë, përderisa ne kemi mandatin për mbrojtje të konsumatorëve i cili është edhe prioritet i yni, në koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur tërheqja e produkteve ‘Kinder’ sipas llojeve dhe serive”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.
Agjencia ka thënë se prodhuesi në koordinim me distributorin kanë vendosur për të tërhequr vullnetarisht këto produkte të specifikuara.
AUV ka rekomanduar që konsumatorët që kanë blerë ndonjë nga produktet përkatëse si në tabelën e mëposhtme, të mos i konsumojnë ato, por t’i kthejnë te distributori.

-
Po rriten rastet me salmonellë në Evropë si pasojë e produkteve “Kinder”
-
Tërhiqen nga tregu sërish produktet e Aptamilit
-
AUV-i tërheq nga tregu karamelet “Hello Kitty” nga Japonia, paralajmëron rrezik për konsumatorët
-
Ndalohet importimi i qumështit “Aptamil”
-
AUV-i tërheq nga tregu disa formula për foshnja APTAMIL