Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AUV-i ende s’e ka kontraktuar operatorin për repelimin e kafshëve

Nisja e fushatës së repelimit të kafshëve në komunat endemike, përkatësisht në Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë, sivjet është vonuar shkaku që vitin e kaluar ka përfunduar kontrata për kryerjen e këtij shërbimim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë kanë bërë të ditur se në fillim të vitit kanë iniciuar procedurat e prokurimit për lidhjen e një kontrate të re trevjeçare, në saje të së cilës do të mundësohet zbatimi i kësaj mase, që aplikohet në kuadër të luftimit dhe parandalimit të Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK).

tyre, AUV-i është në fazat përfundimtare të përzgjedhjes së kompanisë që do të ofrojë këtë shërbim.

“Kontrata të cilën e kemi pasur për disa vjet me kompaninë, për kryerje të shërbimeve të repelimit të kafshëve në komunat endemike, ka përfunduar vitin e kaluar. AUV-i në fillim të këtij viti ka shpallur tenderin për kryerjen e shërbimeve të repelimit të kafshëve në komunat Malishevë, Rahovec, Klinë dhe Suharekë. Jemi në fazat përfundimtare të përzgjedhjes së kompanisë, e cila do të merret me kryerjen e këtij shërbimi”, ka thënë zyrtari për informim i Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë, Lamir Thaçi.