Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Autostrada Kijevë – Zahaq do të kushtojë rreth 238 mln. Euro dhe pritet të përfundojë për 36 muaj

Foto: MIT

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të enjten njoftoi për përfundimin e projektit final të autostradës Kijevë- Zahaq.

Me këtë rast, Lekaj tha se “për këtë projekt gjigant të përmbledhur në 240 dosje që përmbajnë të dhënat e detajuara për këtë autostradë, elaboratet shpronësuese e lejen mjedisore, brenda dy ditësh do të hapet edhe tenderi për përzgjedhjen e punëkryesit e saj”.

“Me përfundim të procedurave tenderuese, punët në teren për realizimin e autostradës Kijevë – Zahaq, sipas kreut të MIT, pritet të fillojnë brenda dy muajsh”, thuhet në komunikatën e MIT-së.

Në këtë paraqitje për medie, sekretari permanent të MIT-së, Betim Reçica, njësitet mbikëqyrëse dhe ai i konsulencës se Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhanë edhe detajet e projektit.

Ministria thotë se punët në autostradën rreth 32 kilometërshe do të kryhen të ndara në 3 Lote dhe ajo do të përmbajë të gjitha paramasat e sigurisë, ndriçimin dhe elementet e tjera të autostradave të niveleve evropiane.

Edhe Në pranverë fillojnë punimet për rrugën Kijevë -Zahaq Arbëri Në pranverë fillojnë punimet për rrugën Kijevë -Zahaq

“Kosto e saj është rreth 238 milionë euro dhe mjetet për realizimin e saj janë siguruar me kredinë e BERZH-it”, thekson MIT-ja.

“Është paraparë të përfundojë për 36 muaj, por kjo varet nga plani dinamik që do të paraqesë kompania për kryerjen e punimeve pas përzgjedhjes në procedurat tenderuese”, përfundon njoftimi i MIT-së.​