Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Austria, e palëkundur për sa i përket mëvetësisë së Kosovës, thotë Ambasadori Ukelli

Sami Ukelli, Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri, ka thënë se Austria asnjëherë nuk e ka vënë në mëdyshje shtetësinë e Kosovës.

Ukelli, në një bisedë në KTV, ka thënë se shteti austriak është mik i Kosovës dhe sikurse edhe në të kaluarën, vazhdon të jetë mbështetës i Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane.

“Austria është vend mik yni i veçantë dhe partner në rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian”, tha Ukelli në KTV, raporton Koha.net.

Sipas tij, edhe ardhja e një delegacioni të lartë austriak në Kosovë, i kryesuar nga Erhard Busek, ish zëvendës kancelar i Austrisë, Lukas Mandl, deputet i Parlamentit Evropian dhe deputetja Carmen Jeitler-Cincelli, është një tregues se deklarata e Heinz-Christian Strache, zëvendës-kancelar i Austrisë, se ‘Kosova është pjesë e Serbisë’ nuk qëndron për sa i përket qëndrimit zyrtar të Austrisë.