Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova, prioritet i politikës së jashtme austriake

Kosova dhe Ballkani janë prioritetet të politikës së jashtme të Austrisë, i ka thënë kryekuvendares së Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori i Austrisë në vend, Christoph Weidinger.

Ai, në takimin me Osmanin të hënën ka nënvizuar se bashkëpunimi do të vazhdojë, në mënyrë që Kosovës dhe vendeve të rajonit t’iu lehtësohet rruga drejt Bashkimit Evropian.

Osmani, sipas njoftimit për shtyp të lëshuar nga Zyra e saj, e ka falënderuar Austrinë për ndihmën dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë.

“Austria ka qenë njëri ndër shtetet e para të cilat e kanë përkrahur përcaktimin e popullit të Kosovës për liri, qysh në fillim të viteve ‘90. Kjo përkrahje, e cila ka qenë jetike në disa fusha, sidomos për arsimimin e të rinjve tanë, ka vazhduar deri sot dhe ne, si institucione dhe popull i Kosovës, i jemi përjetësisht mirënjohës popullit dhe shtetit austriak”, ka thënë po ashtu Osmani.

Artikuj të ngjashëm