Komunarët e Podujevës nuk kanë dalë të jenë respektues të ligjeve, rregulloreve e udhëzimeve administrative. Shumë shkelje janë gjetur nga Zyra Kombëtare të Auditimit në raportin e saj vjetor për këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.
Për më tepër, zyrtarët komunalë kanë nxjerrë edhe rregullore që nuk janë në harmoni me aktet tjera nënligjore. Në raportin e ZKA-së për vitin 2016 shihet se e njëjta komunë ka pasur dobësi në aktemërimet e karrierës, kompensimet e stafit dhe rekrutimit.
Në katër mostra të marra nga ZKA-ja është vërejtur që aktemërimet e karrierës së shërbyesve civilë janë me afat të caktuar kohor, e që nuk janë në harmoni me Ligjin e shërbimit civil, sipas të cilit nëpunësit civilë në pozitat e karrierës pranohen në punë pa afat. Në mesin e këtyre mostrave, sipas Auditorit, janë edhe aktemërimet për drejtorin e Njësisë së Auditorit të Brendshëm (NJAB)dhe auditorit të brendshëm.
(Teksti i plotë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kontrata punësimi në kundërshtim me ligjet dhe konkurset në Podujevë
-
Komuna e Podujevës diskuton raportin e Auditorit 6 muaj pas publikimit të tij
-
Komunat shpërfillin rekomandimet e Auditorit
-
Konsiderohet e pakuptimtë vonesa e zbatimit të rregullores për mbeturina në Podujevë
-
ZKA-ja gjen dobësi në kontrollet financiare të Komunës së Podujevës