Në kundërshtim me Ligjin për shërbyesit civilë dhe konkurset e saj ka lidhur kontrata Komuna e Podujevës gjatë vitit të kaluar. Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur plotë dallavere në këto punësime.
Rreth 30 punëtorë me kontrata mbi vepër ka angazhuar kjo komunë në vitin 2018 për periudha më shumë sesa që e lejon Ligji. Rastet që i ka testuar ZKA-ja ka gjetur se zyrtarët komunalë kishin përdorur procedura të thjeshtëzuara për t’i pranuar këta punëtorë që veç ishin duke punuar, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas Ligjit nr.03/L-149 për Shërbimin Civil, neni 12, pika 4 dhe Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, neni 10, lejohet lidhja e kontratave për shërbime të veçanta për detyra specifike. Në bazë të kësaj, Komuna për realizimin e shërbimeve të domosdoshme kishte angazhuar 29 persona përmes Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta (MShV)”, thuhet në raportin e Auditorit për vitin 2018.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)