Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erdin Atiq, ka nisur me formimin e kabinetit që kur mori detyrën më 19 maj.
Atiq ka njoftuar për emërimin e Anesa Colakoviqit - drejtoreshë për Kulturë, Shenaj Llapashticës - drejtoreshë për Kadastër dhe Vis Janjiçeviqit - drejtor të Arkeologjisë.
Atiq pritet që në ditët në vijim ta kompletojë përbërjen e kabinetit.
Atiq u betua si kryetar i Mitrovicës së Veriut më 19 maj me ceremoni e procedurë të shkurtër, ndërsa Serbia ka paralajmëruar pasoja pas këtyre veprimeve. Është hera e parë që kjo komunë udhëhiqet nga një shqiptar.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut më 23 prill, zgjedhje që u bojkotuan nga serbët.
Në tre komunat e tjera veriore ku fituan kandidatët shqiptarë, betimi i tyre pritet të bëhet të enjten.
-
Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Serbia paralajmëron pasoja
-
Atiq: Do të punojmë për të gjithë qytetarët, pa dallim e diskriminim
-
Sot pritet të betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut
-
Radojeviq: U mbyll kapitulli i errët i administratës shqiptare
-
Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq