Asnjë viktimë nga COVID-19 nuk është shënuar brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se 75 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga gjithsej 1,187 mostra të marra për testim.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 104 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 267,776.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shënuar rënie në 1,153.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët pesë janë në gjendje më të rënduar.