Ish-ndërmjetësuesja në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Catherine Ashton, ka thënë se shpreson që në muajt dhe vitet e ardhshme do ta shohin që procesi i dialogut do të ecë përpara. Por sipas saj kjo nuk do të jetë e lehtë.
Derisa ka folur në konferencën në Prishtinë me titull “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”, që është organizuar nga Grupi për Ballkan, ajo ka folur edhe për të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
“Lajçaku ka punuar për mua dhe me mua për shumë vjet dhe është person që e do suksesin e Kosovës”, ka theksuar Ashton.
Një ditë më parë kryeministri Albin Kurti ka thënë se Lajçaku dhe shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borrell kanë rënë në kushtëzimet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Sipas tij kushtëzimi i Serbisë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe tashmë është shndërruar në qëndrime të emisarëve Borrell dhe Lajçak.
Ashton ndërkohë ka thënë se mbetet e përkushtuar për dialogun. “Nëse ndonjëherë ka diçka që mund të bëjë në përkrahje të dialogut dhe të përafrimit të Kosovës me Serbinë unë do ta bëjë”, është shprehur Ashton.
Edhe
Ashton pret përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Reeker: 10 vjet pas në dialog flitet për tabelat e veturave
Në këtë tryezë konferencë ka marr pjesë edhe ish-ambasadori amerikan në Maqedoni të Veriut, Philip Reeker.
Ai ka thënë se është e rëndësishme të kujtojmë se çfarë ka prodhuar dialogu.
“Nga perspektiva personale... 10 vite pas ata janë ende duke diskutuar për tabelat e veturave”, ka theksuar Reeker.
Sipas tij BE-ja dhe SHBA-ja janë të përkushtuar t’i ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë.
Edhe
BE-ja thotë se dialogu s’është komprometuar pas përfshirjes së Lajçakut në dosjen Epstein
“Ju dëgjoni njerëzit duke folur për parimet. Por është gjithashtu siç balanconi parimet dhe vlerat me sigurinë. Një dekadë më vonë BE-ja dhe SHBA-ja janë të përkushtuara të ndihmojnë njerëzit e këtij rajoni, Kosovën dhe Serbisë. Mendoj se duhet të kthehemi mbrapa dhe të shohim se çfarë është arritur dhe jo te ngelim në krizat e krijuara, të panevojshme”, ka theksuar Reeker.
“Mos u fokusoni në atë se çfarë ka ndodhur më parë, çfarë ata kanë bërë, fokusohuni në atë që ju do të bëni”, ka shtuar ai.
