Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) dhe Prishtina, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi në lidhje me ofrimin e të dhënave meteorologjike për këtë të fundit.
“Palët, përmes kësaj marrëveshje u dakorduan që në vazhdën e përpjekjeve për adresimin e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Departamenti Meteorologjik i ASHNA-së do t’i dërgojë Drejtorisë së Administratës së Prishtinës të dhënat meteorologjike në baza të rregullta kohore”, thuhet në një komunikatë nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
Sipas komunikatës nga këto të dhëna kryeqyteti do të përfitojë përmes njoftimit të publikut se kur pritet të ketë stagnim të lëvizjes së masave ajrore, rrjedhimisht rritje të ndotjes së ajrit në Prishtinë.
-
Mot i ndryshueshëm javën e ardhshme, fillimi i javës me reshje shiu
-
Aeroplanë mbi Janjevë u rrezikuan nga rreze laseri, Prokuroria inicion hetim
-
Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prishtinë, intervenohet në 17 raste
-
Paralajmërohen erëra të forta në Kosovë
-
IKSHPK alarmon për cilësinë e ajrit, Prishtina qyteti më i ndotur