Komuna e Lipjanit ka asfaltuar dhjetëra rrugë e rrugica në zona të ndryshme urbane, por jo edhe rrugët “Mbretëresha Teutë” dhe “Sali Rexha”, shkruan sot Koha Ditore.
Këto projekte rrugore me gjatësi prej rreth 500 metrash janë zvarritur shkaku i procedurave të shpronësimit derisa komuna ka planifikuar zgjerimin e rrugëve sipas standardeve evropiane në të cilat përfshihet ndriçimi publik dhe infrastruktura nëntokësore.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka sqaruar se këto rrugë janë në proces të ndërtimit por shkaku i çështjeve pronësore këto dy projekte do të realizohen në një të ardhme të afërt derisa edhe hartimi i projektit tashmë është i përgatitur nga ekspertë të kësaj fushe. (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si të abonoheni.
-
Zvarritet riasfaltimi i rrugës regjionale Shtime-Lipjan, në drejtim të Prishtinës
-
Opozita në Lipjan akuzon kryetarin e komunës për keqmenaxhim të parasë publike
-
Asfaltimi i rrugës në Lipjan, peng i kontestit me Hekurudhat e Kosovës
-
Projekti i rrugës me katër korsi peng i shpronësimeve në Lipjan
-
Qytetarët kërkojnë shumë projekte infrastrukturore