Prej më shumë se gjashtë vjetësh po zvarritet projekti i rrugës me katër shirita nga tregu i kafshëve në hyrje të Lipjanit që përfundon në rrugën “Skënderbeu” te Stacioni i Trenit brenda qytetit, shkruan sot Koha Ditore.
Ky projekt në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh i financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe i menaxhuar nga Komuna ka mbetur peng i disa kontesteve pronësore. Rreth kësaj çështjeje është debatuar edhe në mbledhjen e fundit të KK-së derisa opozita ka kërkuar sqarime nga ekzekutivi rreth kontesteve pronësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy projekt gjatë periudhës së fundit kohore ka nxitur reagime edhe të OJQ-ve dhe të vetë qytetarëve, derisa në hyrje të qytetit rruga nuk është ndërtuar me katër shirita siç është projektuar nga ekspertët. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).