Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asfalti i ri në rrugën “Nazim Gafurri” dëmtohet nga gypi i vjetër

Edhe pse s’ka shumë kohë që është shtruar asfalti i ri, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka pasur ndërhyrje të reja si pasojë e shpërthimit të një gypi të vjetër të ujësjellësit.

Nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” kanë bërë të ditur se kjo ndërhyrje ka ndodhur si pasojë e prishjes së një gypi që furnizon lagjen e vjetër në atë zonë të qytetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sokol Xhafa, drejtor teknik në KRU “Prishtina”, ka thënë se kur u bënë ndryshimet në këtë rrugë, aty ka mbetur një gyp i vjetur sepse, sipas tij, furnizon objektet në të cilat nuk është e mundur aktualisht të kryhet intervenimi i zëvendësimit me gyp të ri.

Ai ka thënë për Koha.net se të hënën është sanuar problemi dhe se tash ka mbetur vetëm shtrimi i rrugës në gjendjen e mëparshme.

{gallery}