Ndonëse ngritën shumë paqartësi e kritika, 23 nga 38 asamblistë sa ishin prezent në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, votuan pro miratimit të rikishkimit të buxhetit, raporton 038 në KTV.
11 votuan kundër, ndërsa tetë abstenuan.
Fillimisht thirrja e seancës u kundërshtua nga asamblistët e Ldk-së dhe PDK-së, të cilët kritikuan mungesën e kryetarit Shpend Ahmeti dhe nënkryetarit Dardan Sejdiu.
Ata kritikuan gjithashtu edhe materialet e buxhetit.
Por ishte asamblistja nga radhët e AKR-së, parti kjo në koalicion me Vetëvendosjen, Mirlinda Sopi e cila tha se rishikimi i buxhetit duhet të miratohet, pasi sipas saj në rend të parë duhet të jenë interesat e qytetarëve dhe jo të partive politike.
Gjithsej buxheti i miratuar kap vlerën prej 1 milionë e 232 mijë eurosh.
Nga to rreth 134 mijë euro do të shfrytëzohen për administratë dhe personel.
Seanca gjithashtu u karakterizua nga debati se kush i solli ujë Prishtinës, duke thënë se pavarësisht funksionalizimit të Fabrikës së Ujit në Shkabaj, rreth 20 fshatra të Prishtinës nuk kanë ujë.