Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Prishtinës mbledhje urgjente për miratimin e rishikimit të buxhetit

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka thirrur një mbledhje urgjente për të miratuar rishikimin e buxhetit, raporton KTV.

Kjo mbledhje është kundërshtuar nga këshilltarët komunal, kryesisht të LDK-së, të cilët kanë kritikuar mosardhjen në këtë mbledhje të kryetarit Shpend Ahmeti dhe nënkryetarit Dardan Sejdiut.

Drejtori i Financave, Ismail Kokaj ka thënë se arsyeja e rishikimit të buxhetit është që shpenzimet të jenë më racionale deri në fund të vitit 2017.