Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Prishtinës shqyrton sot buxhetin për vitin 2019

Sot mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën do të shqyrtohet propozim-vendimi për miratimin e buxhetit për vitin 2019 dhe korniza afatmesme buxhetore për periudhën 2019-2021.

Gjithashtu do të shqyrtohet propozim-vendimi për rritje të mjeteve të të hyrave vetjake 2017 dhe për bartje të mjeteve nga viti 2017 në vitin 2018.