Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja dhe Aleanca protestojnë sërish para Qeverisë

pdk

Aleancës dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) këtë të martë para hyrjes së Qeverisë i janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës, raporton Ekonomia Online

Ata kanë marrë pjesë së bashku me deputetët e PDK-së në protestën para Qeverisë së Kosovës, e cila po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fjolla Vukshinaj-Reçica, ka deklaruar sot para Qeverisë së Kosovës se mosfunksionimi i Kuvendit nuk është vetëm çështje e debatit politik, por një bllokadë që, sipas saj, po prek drejtpërdrejt qytetarët, komunat dhe projektet zhvillimore.

Vukshinaj-Reçica tha se si përfaqësuese lokale dhe qytetare është aty për të ngritur zërin për njerëzit që çdo ditë presin që institucionet, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, të funksionojnë dhe t’u japin zgjidhje problemeve të tyre.

“Bllokimi i Kuvendit të Kosovës nuk është një debat abstrakt politik. Nuk është vetëm një derë e mbyllur në këtë ndërtesë. Pas çdo dite që Kuvendi mbahet i bllokuar, është një qytetar që pret, një familje që ka një hall, një komunë që ka një projekt dhe një nevojë që mbetet pa zë”, tha ajo.

Edhe PDK-ja e Aleanca edhe sot para Qeverisë, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive Arbëri PDK-ja e Aleanca edhe sot para Qeverisë, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive

Ajo tha se një ndërmarrës në Ferizaj pret kushte më të mira për biznes, një fermer në Rahovec mbështetje për prodhimin, një student në Gjilan mundësi për arsim dhe punësim, ndërsa pensionistët dhe familjet në gjithë vendin përballen çdo ditë me kostot e jetesës.

“Këto janë pasojat reale të institucioneve të bllokuara. Sepse një Kuvend që nuk funksionon nuk mund t’i trajtojë siç duhet nevojat e qytetarëve, nuk mund të zhvillojë debatin për politikat dhe buxhetet që u duhen komunave dhe nuk mund t’i mbajë institucionet përgjegjëse”, deklaroi Vukshinaj-Reçica.

Sipas saj, kur Kuvendi bllokohet, nuk bllokohen vetëm deputetët, por edhe zëri i qytetarëve që i kanë zgjedhur ata.

Ajo theksoi se komunat nuk mund t’i zgjidhin të gjitha problemet të vetme dhe se bashkëpunimi me institucionet qendrore është i domosdoshëm për realizimin e projekteve të mëdha.

Në fund, asamblistja e Prishtinës i bëri thirrje Kurtit që t’i hapë rrugë funksionimit institucional.

“Z. Kurti, zhbllokojeni Kuvendin. Rikthejeni funksionimin e institucioneve. Kthejuani qytetarëve zërin që u takon. Kosova nuk mund të mbahet në pritje, ndërsa qytetarët vazhdojnë t’i paguajnë çdo ditë faturat e kësaj bllokade. Dhe për këtë, fajtor jeni vetëm ju!”, përfundoi Vukshinaj-Reçica.

Edhe 4 javë aksion para Qeverisë, PDK-ja e Aleanca protestojnë sërish LAJMET E MBRËMJES 4 javë aksion para Qeverisë, PDK-ja e Aleanca protestojnë sërish

Ndërkaq, deputetja Blerta Deliu-Kodra përsëriti dy thirrje për deputetin Kurti:

“Jemi përsëri këtu për t’ia kujtuar dy gjëra deputetit Kurti: E para, në këtë ndërtesë, ti dhe ministrat e tu jeni uzurpatorë. E dyta, kthejuni rendit kushtetues – ejani dhe konstituojeni Kuvendin. Ne nuk do të ndalemi. Këtu. Në Kuvend.Por për një gjë të jeni të sigurt: Kosova do të fitojë. Qytetarët do të fitojnë”, tha Deliu - Kodra.

PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë që seanca konstituive të vazhdojë dhe Kuvendi të konstituohet, duke e cilësuar bllokimin e procesit si pengesë për funksionalizimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Afati i fundit i definuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit ishte 7 gushti. Zgjedhja e kryetarit të kuvendit bashkë me pesë nënkryetarët përcillet me rrjedhjen e afatit 60-ditor për zgjedhjen e presidentit. E në rast se kreu i shtetit nuk zgjidhet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditëve.

Nëse kuvendi do të konstituohej më 7 gusht, e presidenti nuk do të zgjidhej, zgjedhjet e reja më së largu do duhej të organizoheshin më 15 nëntor.

Mirëpo, me pamundësimin e konstituimit nga Vetëvendosja, ky afat nuk ka filluar të rrjedhë.

Edhe PDK-ja e Aleanca sërish para Qeverisë: Kurti po e bllokon qëllimshëm shtetin Arbëri PDK-ja e Aleanca sërish para Qeverisë: Kurti po e bllokon qëllimshëm shtetin

Deputetë të ish-opozitës pretendojnë se seanca konstituive nuk po përmbyllet edhe për shkak se Kurti po synon ta shtyjë datën e zgjedhjeve deri në fund të dhjetorit, kur diaspora zakonisht kthehet në Kosovë për festat e fundvitit.

Sipas tyre, kjo do ta favorizonte Vetëvendosjen, e cila në zgjedhjet e kaluara ka marrë pjesën më të madhe të votave të diasporës.