Zyrtarja për Financa në UP, Zelfije Abdyli, ka kërkuar falje për situatën e ditës së martë, kur ajo u pa duke e hequr flamurin kombëtar nga një prej sallave të Rektoratit.
Abdyli i ka thënë KTV-së se flamurin e hoqi pasi ishte i ndrydhur.
Gjatë ditës, në mesin e reagimeve të shumta, edhe disa flamuj të tjerë kombëtarë janë vendosur në rrethojat e Rektoratit nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, dega në Prishtinë.
Si akt të papranueshëm e kanë quajtur veprimin, sikur që, sipas tyre, është e papranueshme lufta speciale për shkombëtarizimin dhe mohimin e identitetit shqiptar të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Flamuri kombëtar u hoq nga salla e Senatit, sepse “nuk ishte i hekurosur”
-
Hiqet flamuri kombëtar në shtatoren e Hasan Prishtinës, i vendosur nga SKV-ja
-
Lëvizja studentore SKV keqpërdor lejen për aksionin te Rektorati
-
Studentët kërkojnë nga Rektorati që vlerësimi e rivlerësimi të bëhen në të gjitha njësitë
-
KOK-u kërkon sqarime nga UEFA për heqjen e flamurit të Kosovës në Kongres