Punëtorët e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës para portës së objektit sot janë pritur me një varg prej pesë flamujsh kombëtarë e në dy cepat e vargut ishte kapur mesazhi “Mos ma prek Flamurin”. Një emblemë tregonte se këtë veprim e kishte bërë “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar”, shkruan sot Koha Ditore .
Këtë aksion e kishte nxitur veprimi i një zyrtareje të Rektoratit të UP-së një ditë më parë, më 2 maj. Pak para orës 11:00 kur pritej të fillonte një ligjëratë nga Lordi Alan Watson nga Richmond CBE i Anglisë, më temën “Çfarë do të thotë Brexit-i?”, në sallën e Senatit të UP-së, u hoq flamuri kombëtar shqiptar nga zyrtarja Zelfije Abdyli. Ajo hoqi flamurin, e bëri palë dhe doli jashtë nga salla me flamur në dorë. Pamjet nga ky veprim kanë rrjedhur në rrjete sociale duke ngritur edhe reagime nga shumë njerëz.
Ligjërata e Lordit Alan Watson ka qenë e organizuar nga Universiteti i Prishtinës. Prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, Naser Sahiti, shkurt ka folur për gazetën duke dhënë arsyen se pse është hequr flamuri.
(Tekstin e plotësojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Arsyetimi” pse u largua Flamuri Kombëtar nga një sallë e Rektoratit
-
Hiqet flamuri kombëtar në shtatoren e Hasan Prishtinës, i vendosur nga SKV-ja
-
Lëvizja studentore SKV keqpërdor lejen për aksionin te Rektorati
-
Studentët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
-
Senati i UP-së zgjedh anëtarët e Këshillit të Etikës