Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hiqet flamuri kombëtar në shtatoren e Hasan Prishtinës, i vendosur nga SKV-ja

Flamuri kombëtar i vendosur nga studentët e Lëvizjes studentore për barazi “Studim Kritikë Veprim” në shtatoren e Hasan Prishtinës te Rektorati i UP-së, është hequr pak orë më vonë.

Sot aktivistët e kësaj Lëvizje pa lejen e Rektoratit të UP-së vendosën flamurin kombëtar në shtatoren e Hasan Prishtinës ndërsa në objekt realizuan një grafit, si shenjë proteste ndaj heqjes së flamurit kombëtar në një ligjëratë të mbajtur të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portali Koha.net ka raportuar se pjesëtarët e sigurisë kishin lejuar vendosjen e flamurit dhe shfaqjen e një pankarte, mirëpo nuk janë informuar nga aktivistët e kësaj Lëvizje për grafitin “Njeriu pa kombin është asgjë e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet” të cilin e kanë vendosur në objektin e Rektoratit.