Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të premten ka arrestuar në rajonin e Mitrovicës një grua nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit.
Ajo është ndaluar për 48 orë. Siç ka bërë të ditur Prokuroria, aktualisht po kryhet bastisje në banesën e të dyshuarës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria ka njoftuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës - Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.